Sport
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brussels Capital”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka vazhduar shkëlqimin e saj në skenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”, i mbajtur në Belgjikë.
Sadiku regjistroi tri fitore të rëndësishme gjatë turneut, ndërsa në finale triumfoi kundër italianes Nicole Rebecca, në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Ky ishte turneu i parë nën organizimin e “World Boxing”, ku Federata e Boksit e Kosovës u përfaqësua me sukses. Përveç Sadikut, edhe boksierët tjerë patën paraqitje dinjitoze.
Në këtë ngjarje, drejtësinë në ring e ndau gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli.