Lajme

Aksident në aksin e vjetër Lezhë-Manati, 5 të lënduar

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë mëngjes në aksin e vjetër Lezhë-Manati, në afërsi të fshatit Manati.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 10:15, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona. Njëri prej tyre ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Lezhës, në aksident janë përfshirë automjetet e drejtuara nga shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç. Të dëmtuar kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë që ndodheshin në mjetin e drejtuar nga K. Gj.

Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button