Kosova

Dogana ndalon pajisje për transplant flokësh në Aeroportin “Adem Jashari”

Në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara. Mallrat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, bëhet fjalë për pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore.

Dogana ka rikujtuar se çdo qytetar dhe udhëtar është i obliguar të deklarojë mallrat që bart me vete në hyrje të territorit të Kosovës, ndërsa mosdeklarimi përbën shkelje të ligjit dhe mund të sjellë pasoja ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button