Kosova

Dogana e Kosovës parandalon importin e mallrave të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka parandaluar katër tentativa për import të mallrave të falsifikuara.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, gjatë kontrolleve janë ndaluar një sasi e konsiderueshme e produkteve të dyshuara si pirate, përfshirë:

300 jelekë dimëror me logon Moncler,

300 palë atlete me logot Adidas, Reebok dhe Miu Miu,

5,180 palë çorape me markat Nike, Calvin Klein, Reebok dhe U.S. Polo Assn,

225 veshje tekstili me markën Stone Island.

Dogana ka bërë të ditur se këto ndërhyrje janë rezultat i “analizës së avancuar të riskut dhe vigjilencës së oficerëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që produktet e falsifikuara të depërtojnë në tregun e Kosovës, duke mbrojtur konsumatorët dhe të drejtat e pronësisë intelektuale”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button