Kosova
Djegien dy lokale në Kaçanik, rasti në hetime

Dy lokale janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në fshatin Rakaj të Kaçanikut.
Policia ka njoftuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:50 në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Të dy lokalet janë në pronësi të një qytetari kosovar, i cili ka paraqitur ankesën në organet kompetente.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe tashmë është nën hetim nga autoritetet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.