Lajme

Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë

Sot, më 28 prill, shënohet Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, një ditë e cila thekson rëndësinë e krijimit të një mjedisi pune të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë punonjësit në mbarë botën.

E iniciuar në vitin 2003 nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), kjo ditë synon të promovojë ndërtimin e një kulture pune që parandalon aksidentet, sëmundjet profesionale dhe vdekjet në vendin e punës. Sipas të dhënave globale, rreth 19% e vdekjeve ndodhin si pasojë e aksidenteve në punë, ndërsa çdo ditë humbin jetën afërsisht 6.500 persona për shkak të kushteve të këqija të punës ose sëmundjeve të lidhura me të, që përkthehet në rreth 2.3 milionë vdekje në vit.

Në këtë ditë, theksohet domosdoshmëria e ndërmarrjes së masave konkrete për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në punë, duke kërkuar një plan të plotë veprimi për mirëqenien e çdo punonjësi, kudo në botë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button