Diaspora pjesë e procesit zgjedhor për herë të parë: Rezultatet e para nga numërimi i votave të jashtëm

Numërimi i votave të diasporës ka filluar në KZAZ, pas përfundimit të numërimit të subjekteve të brendshme. Për herë të parë, votat e shqiptarëve jashtë vendit janë bërë pjesë e procesit zgjedhor, dhe deri tani janë numëruar 79,409 vota nga gjithsej 194,889 zarfe të dorëzuara.
Sipas të dhënave të para të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste ka marrë 42,492 vota, që përbëjnë 53% të totalit të votave të diasporës. Ndërkaq, Partia Demokratike ka marrë 22,481 vota, ose 28% të preferencave.
Forca e tretë në preferencat e shqiptarëve jashtë vendit është Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri tani ka numëruar 6,670 vota. Pas saj renditen partitë e tjera të mundshme, si Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.
Procesi i numërimit po vazhdon dhe priten më shumë rezultate në ditët në vijim.