
Analisti Lutfi Dervishi duke komentuar procesin e 11 majit, u shpreh se standardet e zgjedhjeve kanë humbur.
Dervishi deklaroi gjithashtu se, Shqipëria po shkon drejt autoritarizmit të plotë të një njeriu.
‘Nuk është kufizuar liria në atë pikë që ti shpërthen, dhe është shumë e sofistikuar se, nëse do të protestosh, shko të protestosh para kryeministrisë, nuk të thotë kush gjë. Kjo është analiza që duhet bërë.
Nuk është Rusi në një farë mënyre, por është një vend që po shkon drejt autoritarizmit të plotë. Dmth nuk është partia në pushtet, por është lideri.
Tani si do e përdorë këtë mazhorancë, që nuk ka nevojë as për opozitën, as për të zgjedhur avokatin e popullit, as për të kaluar paketën transformuese të vendit që është, kjo hapja e kapitujve dhe mbyllja e kapitujve.
Duhet një analizë me e sofistikuar, më e thellë, më e qartë, sepse po shkojmë drejt ekstremit.
E pyetja është kjo, si rastin e kancelares Merkel që vjen në pushtet shumë e fortë dhe detyrohet të japë dorëheqjen në fund, pasi ka kaluar disa mandate dhe në koalicion të madh.
Ndërsa këtu po ndodh krejt e kundërta, vjen me koalicion dhe po del gjithnjë e më i fortë.
Nuk duhet të harrojmë se opozita ka qenë në vdekje klinike, imagjino para 1 viti e pak flitej ende kush e ka vulën, kush e ka emrin, të mbajmë siglën. Faktikisht 4 deputetë të PD kanë drejtues forca fragmentare në fushatë.
Fjala e fundit që dua të përdor është kjo që; në këto zgjedhje fitoi PS-ja, por standardet kanë humbur. Nuk arritëm dot, që një vend që pretendon të marrë pasaportën Europiane të bëjë zgjedhje sa gjysma e standardeve me standarde të ulëta në BE’, tha Lutfi Dervishi gjatë bisedës në SYRI TV.