Lajme

Deklarata e zëdhënëses së fushatës së Partisë së Lirisë, Arla Merja: Arsimi po kthehet në luks për familjet shqiptare

Zëdhënësja e fushatës së Partisë së Lirisë, Arla Merja, ka reaguar me një deklaratë për shtyp, duke denoncuar rritjen dramatike të shpenzimeve për arsimin dhe braktisjen e përgjegjësisë nga ana e qeverisë për të garantuar një arsimi cilësor dhe të përballueshëm për të gjithë.

Ajo theksoi se, sipas të dhënave të fundit të INSTAT, shpenzimet e familjeve shqiptare për arsimin janë rritur nga 1.6 miliardë lekë në vitin 1995 në 32.4 miliardë lekë në vitin 2023, një rritje dramatike, ndërkohë që cilësia e arsimit publik ka vazhduar të përkeqësohet. Merja e konsideron këtë një pasojë të politikave të dështuara të qeverisë, e cila ka mbështetur arsimin privat dhe ka vendosur tarifa të papërballueshme për arsimin e lartë publik.

Në vitin 2023, shpenzimet për arsimin janë rritur me 8%, pas një rritje prej 17.5% në vitin 2022. Merja ka paralajmëruar se kjo tendencë do të vijojë edhe në vitin 2025, për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve në shërbimet arsimore.

Ajo gjithashtu ka ngritur shqetësimin për rritjen e arsimit privat, ku numri i studentëve në arsimin e lartë privat është rritur me 7 mijë nga viti 2016 deri në vitin 2023, duke zënë tashmë 27.6% të totalit të studentëve. Kjo ka sjellë një vlerë tregu për arsimin privat në vitin 2022 prej 65 milionë euro, ndërsa shpenzimet totale për arsimin në vitin 2023 arritën në rreth 324 milionë euro.

Merja ka përsëritur angazhimin e Partisë së Lirisë për një sistem arsimor publik cilësor, i cili do të financohet në mënyrë të dinjitetshme nga shteti. Ajo ka ftuar qytetarët të mbështesin koalicionin Partinë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet e 11 Majit, duke shpresuar se me këtë mund të kthehet dinjiteti i arsimit në Shqipëri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button