Lajme

Dëbora dëmtoi 1700 ha pemë në Dibër, fermerët-Ramës: Me pasaportë në BE, por ne s’na sheh me sy

Një javë pasi dëbora dhe ngricat dëmtuan mbi 1700 hektarë me pemë frutore, institucionet e bujqësisë në Dibër nuk kanë dalë në terren për të vlerësuar dëmet. Kjo ka bërë që dhjetëra fermerë të mësyjnë në në zyrat e bujqësisë të revoltuar me injorimin që shteti po u bën. Ata kërkojnë që dëmet të njihen si fatkeqësi natyrore dhe të dëmshpërblehen, ndërsa nuk lënë pa ironizuar edhe premtimin e kryeministrit Edi Rama me pasaportën Europiane, duke u shprehur se nuk shkohet në BE kur fermerët nuk i sheh me sy.

Fermerët e Dibrës mësynë mëngjesin e kësaj të hëne në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë, duke protestuar për injorimin që shteti i ka bërë dëmtimit të pemëve nga reshjet e dëborës dhe ngricat e ditëve të fundit.

Më shumë se 1700 hektarë pemë frutore janë dëmtuar tërësisht, pasi ngricat i kapën në fazën e lulëzimit, ndërsa fermerët ankohen se institucionet nuk kanë shkuar për të bërë vlerësim të dëmeve.

Të shqetësuar dhe të irrituar, fermerët i janë drejtuar Drejtorisë së Bujqësisë në Dibër, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga shteti.

Ata kanë ironizuar edhe premtimin elektoral të kryeministrit Edi Rama me pasaportën europiane.

Fermerët kërkojnë që situata të trajtohet si një fatkeqësi natyrore dhe të merren masa për kompensimin e tyre, të paktën për shpenzimet e deritanishme. Sipas tyre, të gjithë janë fermerë të licencuar, kanë paguar TVSH për naftën, shpenzimet e punimeve dhe pesticidet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button