Lajme

Dalin detaje të reja nga atentati i së enjtes, katër të plagosur

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku katër persona mbetën të plagosur pas një atentati, vijon të zbulojë detaje të reja. Në qendër të hetimeve është edhe badigardi Arenc Stafa, i cili ndodhej në timon në momentin e sulmit.

Stafa është marrë në pyetje nga autoritetet dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë gjatë lëvizjes. Sipas tij, po shoqëronte fëmijët nga Durrësi drejt shtëpisë, pasi kishin marrë pjesë në një festë.

Ai ka sqaruar gjithashtu se për herë të parë kishte ndjekur një itinerar të ndryshëm nga ai i zakonshmi, duke u futur në rrugën e Lundrës për të shmangur trafikun. Ky ndryshim rruge është një nga elementët që po shqyrtohet me kujdes nga hetuesit, të cilët janë ende në kërkim të autorëve dhe motivit të sulmit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button