Sport

Cristiano Ronaldo reagon pas përjashtimit nga lista e Topit të Artë 2025: “Vazhdo të shtysh përpara, ka ende për të bërë”

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pasi u la jashtë listës së të nominuarve për çmimin e Topit të Artë 2025 – për të dytin vit radhazi. Legjenda portugeze, e cila sezonin e kaluar shënoi 33 gola në të gjitha garat dhe fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren e tij, nuk arriti të sigurojë një vend mes 30 më të mirëve të botës.

Po ashtu, as Lionel Messi nuk është përfshirë në listë, duke shënuar kështu mungesën e tij të dytë rresht nga kjo garë prestigjioze.

Përkundër sezonit të suksesshëm me Al Nassr dhe arritjeve me Portugalinë, Ronaldo, tashmë 40 vjeç, nuk do të jetë pjesë e ceremonisë që do të mbahet muajin e ardhshëm në Paris. Kjo mungesë është parë nga shumë si pasojë e faktit që ai nuk luan më në një nga pesë ligat kryesore evropiane – kriter që duket se ka ndikuar ndjeshëm në përzgjedhje, përkundër përfshirjes së emrave si Viktor Gyokeres, që u transferua së fundmi te Arsenali pas paraqitjeve mbresëlënëse me Sportingun në Portugali.

Pak orë pas publikimit të listës, Ronaldo postoi një mesazh të shkurtër në Instagram, i cili u interpretua si reagim indirekt ndaj vendimit të “France Football”. Krahas një fotografie të tij duke festuar me fanellën e Al Nassr, ai shkroi: “Keep pushing, there’s more to do” – një mesazh që përkthehet: “Vazhdo të shtysh përpara, ka ende për të bërë.”

Në të kaluarën, Ronaldo është shprehur kritik ndaj organizatorëve të çmimit, duke e quajtur atë “të pabesueshëm” dhe duke vënë në dyshim kredibilitetin, sidomos pas vendimit për ta dhënë çmimin e vitit të kaluar për Rodrin në vend të Vinicius Junior.

Ndërkohë, gara për Topin e Artë 2025 pritet të jetë e fortë, me emra si Ousmane Dembele (PSG) dhe Lamine Yamal (Barcelona) që kryesojnë listën e favoritëve. Më poshtë është lista e plotë me 30 të nominuarit:

Të nominuarit për Topin e Artë 2025 për meshkuj:
Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain, Francë)

Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain, Itali)

Jude Bellingham (Real Madrid, Angli)

Desire Doue (Paris Saint-Germain, Francë)

Denzel Dumfries (Inter Milan, Holandë)

Serhou Guirassy (Borussia Dortmund, Guine)

Erling Haaland (Manchester City, Norvegji)

Viktor Gyokeres (Arsenal/Sporting CP, Suedi)

Harry Kane (Bayern Munich, Angli)

Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain/Napoli, Gjeorgji)

Robert Lewandowski (Barcelona, Poloni)

Alexis Mac Allister (Liverpool, Argjentinë)

Lautaro Martinez (Inter Milan, Argjentinë)

Scott McTominay (Napoli, Skoci)

Kylian Mbappe (Real Madrid, Francë)

Nuno Mendes (Paris Saint-Germain, Portugali)

Joao Neves (Paris Saint-Germain, Portugali)

Pedri (Barcelona, Spanjë)

Cole Palmer (Chelsea, Angli)

Michael Olise (Bayern Munich, Francë)

Raphinha (Barcelona, Brazil)

Declan Rice (Arsenal, Angli)

Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain, Spanjë)

Mohamed Salah (Liverpool, Egjipt)

Virgil van Dijk (Liverpool, Holandë)

Vinicius Junior (Real Madrid, Brazil)

Vitinha (Paris Saint-Germain, Portugali)

Florian Wirtz (Liverpool/Bayer Leverkusen, Gjermani)

Lamine Yamal (Barcelona, Spanjë)

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button