Sport

Como heziton për Iñaki Peña, Celta Vigo pret në hije

Bisedimet mes klubit italian Como dhe portierit të Barcelonës, Iñaki Peña, nisën më 6 gusht, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Edhe pse gardiani spanjoll shihet si një përforcim i mundshëm për skuadrën e Cesc Fabregas, dilema mbetet e hapur.

Peña, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, nuk ka gjetur hapësirë loje në “Camp Nou” dhe tashmë është i gatshëm të largohet. Vetë lojtari shfaqet i etur për një aventurë në Serie A, por Como po shqyrton nëse afrimi i tij do të cënonte formën e portierit aktual, Jean Butez.

Nëse klubi italian nuk lëviz shpejt, Celta Vigo dhe një tjetër skuadër spanjolle janë gati të shfrytëzojnë situatën, duke pritur zhvillimet e fundit.

Peña është produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa në vitin 2022 provoi për herë të parë një eksperiencë jashtë Spanjës, në formë huazimi te Galatasaray. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ish-mesfushori i njohur Fabregas do ta bindë të nisë një kapitull të ri në Itali.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button