Bota

Chronoswiss përballet me goditje nga tarifat e larta amerikane

Prodhuesi zviceran i orëve luksoze Chronoswiss, me seli në Lucernë, po përballet me sfida serioze pas vendosjes së një tarife prej 39% nga Shtetet e Bashkuara për eksportet zvicerane. Tregu amerikan, i cili përbën rreth 20% të shitjeve të kompanisë, është kthyer në një sfidë të madhe për prodhuesin e vogël, raportoi SRF, transmeton albinfo.ch.

CEO dhe pronari i kompanisë, Oliver Ebstein, tha se lajmi për tarifat solli pasiguri te ekipi, por theksoi se për momentin nuk do të ketë ndryshime në punë. Për të përfituar nga periudha para hyrjes në fuqi të tarifave, Chronoswiss realizoi një fushatë intensive eksporti drejt SHBA-ve.

Përveç tarifave, dobësimi i dollarit amerikan pritet të rrisë çmimin e orëve deri në 50% për blerësit në SHBA, duke e bërë markën më pak konkurruese. Kompania po negocion me partnerët amerikanë për të ndarë barrën financiare, gjë që do të ulë ndjeshëm marzhin e fitimit.

Ebstein pranoi se hapja e tregjeve të reja nuk është e mundur në afat të shkurtër dhe se e ardhmja mbetet e pasigurt. “Situata është tragjike… më pyesni përsëri pas tre ose katër muajsh,” u shpreh ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button