Sport

Carlo Ancelotti merr drejtimin e Brazilit dhe zbulon listën për kualifikimet e Botërorit 2026

Selektori i ri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, ka shprehur emocionin e tij për të drejtuar “Seleçao” për herë të parë në Maracana. Brazilianët do të përballen me Kilin më 4 shtator dhe Bolivinë më 9 shtator.

Ancelotti tha se skuadra mund të përmirësohet në nivelin e lojës dhe intensitetin, por është i kënaqur me rendimentin kundër Paraguait dhe Ekuadorit. Ai vlerësoi atmosferën familjare dhe organizimin brenda ekipit, duke shtuar se adaptimi i tij ka qenë i lehtë.

Befasira kryesore në listën e ftuarve është mbrojtësi i djathtë Wesley nga Roma, ndërsa Neymar nuk do të marrë pjesë për shkak të lëndimit. Ancelotti theksoi se dëshiron të njohë më mirë lojtarët e rinj gjatë këtyre ndeshjeve.

Lista e të ftuarve përfshin:

Portierë: Alisson, Bento, Hugo Souza
Mbrojtës: Alexsandro Ribeiro, Alex Sandro, Caio Henrique, Douglas Santos, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Marquinhos, Vanderson, Wesley
Mesfushorë: Andrey Santos, Bruno Guimarães, Casemiro, Joelinton, Lucas Paquetá
Sulmues: Estevão, Gabriele Martinelli, João Pedro, Kaio Jorge, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Raphinha, Richarlison

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button