Kosova
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar të dyshuarin për vjedhje në Podujevë

Policia e Kosovës ka publikuar disa fotografi të një të dyshuari për vjedhje dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të siguruar më shumë informata në lidhje me identitetin e tij.
“Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në njoftim.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë stacionin më të afërt policor ose numrin e hetimeve për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të dyshuarit.