KryesoreLajme

Çajup Shehaj: ‘Armiqtë më të rrezikshëm janë skllevërit e lumturisë’, i drejtohet shqiptarëve për të mbështetur Sali Berishën në 11 maj

Kryetari i FRPD dega Vlorë, Çajup Shehaj, theksoi se armiqtë më të rrezikshëm që ka Shqipëria janë ‘skllevërit e lumturisë’.

Ai tha se me Sali Berishën kryeministër, Shqipëria do të ‘shërohet’ nga ‘plaga’ që i ka shkaktuar Edi Rama në 12 vite keqqeverisje.
“Është nder për mua që të marrë fjalën sot në sheh që si një 24 vjeçar që ëndërr ka të ndërtojë jetën në vendin e tij. Të nderuar miq armiqtë më të këqinj janë skllevërit e lumtur. E dini miqtë e mi se si e kërkuan shqiptarët në këto 12 vite lirinë, ata refuzuan të ishin skllevër të lumtur. Të shumtë qenë shqiptarët që e refuzuan qeverisjen antikombëtare, protesta e tyre ishte braktisja e shtëpive dhe sakrifica pa kthim drejt rrugëve të së panjohurës kudo në botë. Prandaj u them çdo familjeje shqiptare, si e mia e ndarë përgjysmë si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ju duruat 12 vite duroni dhe 7 ditë, atë do ta shërojë dr. Sali Berisha. Edi Rama dhe socialistët e kanë qeverisur vendin për plot 4248 ditë dhe unë jam i bindur se nëse ne ulemi dhe kuvendojmë bëjmë bilancin dhe gjejmë arsye për të mos e votuar atë. Si mundet një i ri që ta votojë atë, kur sheh që dita ditës bashkëmoshatarët e tij arratisen për të gjetur një jetë normale. Si mundet një prindër që ta votojë atë, kur i dorëzohet i pafuqishëm fëmijës se nuk e rit dot me dinjitet në vendin ku i dha jetë. Si mundet një i papunë të votojë atë kur kujton se në 12 vite nuk pati kohë për të zgjidhur qindra probleme të këtij vendi, si mundet një pensionist të votojë atë, kur rron me dhëmbët e frymës vetëm për të paguar ilaçet. A mund të votohet një njeri që e nëpërkëmb dhe e urren kombin që e udhëheq. Kurrë! Ai nuk e meriton kurrë. Çdo parti tjetër e re, e vogël apo e madhe qoftë ajo çdo Donk Kishot që endet sot rrugëve për ndonjë kockë, është vetëm një pupac që e gënjen mendja se do të vjedhë ndonjë votë demokratësh për t’ia çuar darkën e 11 majit Edi Ramës tek dera e shtëpisë. Po patë ndonjë në qarkullim, nuk i bëni dot mburojë Edi Ramës na kanë përballë, ne jemi shumë jemi këtu aq për të marrë atë që meritojmë, Shqipërinë, zonjën e madhështisë. fati është me ne! Vetë zoti është me ne! Prandaj Shqipëria më 11 maj do të vishet blu.

Rroftë Shqipëria!

Rrofshin demokratët!”, tha Shehaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button