Bota

Bukele akuzon George Soros: “Po e ndëshkon El Salvadorin sepse po bëhet shembull i paqes”

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka akuzuar drejtpërdrejt manjatin miliarder George Soros për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bukele u shpreh me tone të ashpra ndaj Soros dhe rrjeteve ndërkombëtare që, sipas tij, nuk kanë interes për paqen dhe stabilitetin në El Salvador.

“Është e qartë që një vend në paqe, pa të vdekur, pa shantazhe, pa gjak, pa kufoma çdo ditë, pa nëna që qajnë për fëmijët e tyre, nuk është fitimprurës për OJQ-të e të drejtave të njeriut, as për mediat globaliste, as për elitat, as për Sorosin”, shkruan Bukele.

Presidenti nënvizoi se përplasja me Soros nuk ka të bëjë vetëm me humbjet ekonomike që ai pretendon se i janë shkaktuar vendit, por me faktin se El Salvadori po shërben si një shembull për vendet e tjera që është e mundur të mposhtet terrorizmi dhe të vendoset paqja.

“Problemi i tij me El Salvadorin nuk është vetëm që i bëri të humbasin biznesin këtu, por se po bëhet një shembull për vendet e tjera: që nëse mund të mposhtet terrorizmi, që nëse mund të jetojë në paqe”, përmbylli reagimin e tij Bukele.

Ky qëndrim i presidentit vjen në një kohë kur qeverisja e tij po lavdërohet për uljen drastike të kriminalitetit, por njëkohësisht është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare për metodat autoritare dhe kufizimin e të drejtave të njeriut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button