
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, duke kritikuar qeverinë aktuale për varfërinë, rënien e nivelit arsimor, mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe shpopullimin masiv, Haxhiu tha se “Rilindja” nuk ka përmbushur asnjë premtim dhe ka përkeqësuar çdo tregues që do të afronte Shqipërinë me Europën.
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, deklaroi sot se Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen para qytetarëve me një ofertë konkrete për ndryshimin e vendit.
Në një deklaratë për mediat, Haxhiu prezantoi programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, i cili sipas saj parashikon ndihmë ekonomike, paga dinjitoze dhe luftë ndaj korrupsionit brenda 100 ditëve.
Duke kritikuar qeverinë aktuale për varfërinë, rënien e nivelit arsimor, mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe shpopullimin masiv, Haxhiu tha se “Rilindja” nuk ka përmbushur asnjë premtim nga ato që ka bërë.