Kosova

Britania e Madhe: Dy vjet pas Banjskës, autorët ende pa drejtësi

Sot shënohet dyvjetori i sulmit terrorist në Banjskë, ku më 24 shtator 2023 mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në këtë përvjetor, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar me një deklaratë publike, duke e quajtur këtë ditë një kujtesë të dhimbshme për jetën e humbur dhe një thirrje për drejtësi.

“Ne vazhdojmë të mbajmë zi për humbjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit,” thuhet në reagim.

Ambasada britanike ka vlerësuar profesionalizmin dhe guximin e Policisë së Kosovës për veprimet e saj në rivendosjen e rendit më 24 shtator 2023, si dhe punën e prokurorëve në ndërtimin e aktakuzës kundër autorëve të sulmit.

Megjithatë, Britania e Madhe ka shprehur zhgënjimin që autorët ende nuk janë përballur me drejtësinë, duke përmendur konkretisht Milan Radoiçiqin si një nga organizatorët kryesorë të sulmit.

“Autorët, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë arrestuar dhe sjellë para drejtësisë, dhe ne përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt,” theksohet në reagimin e ambasadës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button