Britania e Madhe drejt ndryshimit të politikës së strehimit të azilkërkuesve

Qeveria britanike po shqyrton alternativa të reja për strehimin e azilkërkuesve, pas njoftimit të kryeministrit Keir Starmer se deri në fund të vitit 2029 nuk do të përdoren më hotelet për këtë qëllim.
Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, ka konfirmuar për mediat britanike se ndër opsionet e mundshme po konsiderohet përdorimi i kazermave ushtarake. Megjithatë, qeveria po analizon edhe hapësira të tjera jo-ushtarake si mundësi për akomodimin e tyre.
Aktualisht, mbi 32 mijë azilkërkues janë të strehuar në hotele në Mbretërinë e Bashkuar, një shifër që është rritur me gati 40 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe që përbën nivelin më të lartë ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.
Vendimi i qeverisë ka ngjallur kritika të shumta dhe ka nxitur protesta të vazhdueshme kundër mënyrës se si po trajtohet çështja e azilkërkuesve.