Bota

Bora e parë e kësaj vjeshte bie në Kredarica, Slloveni

Fjollat e para të dëborës për këtë vjeshtë kanë rënë në Kredarica, stacionin më të lartë meteorologjik në Slloveni. Sipas Agjencisë së Mjedisit (ARSO), gjatë 12 orëve të fundit është regjistruar afërsisht një centimetër dëborë.

Meteorologët shpjegojnë se kjo është pasojë e një fronti të ftohtë që ka përfshirë vendin gjatë kësaj jave. Ata parashikojnë se në ditët në vijim mund të ketë reshje të tjera bore në majat më të larta, megjithatë fenomeni pritet të jetë i përkohshëm.

Sipas ARSO, dëbora në zonat malore në verë dhe në fillim të vjeshtës nuk është e pazakontë. Këtë vit, si Kredarica ashtu edhe Kanini u zbardhën nga dëbora edhe në fillim të korrikut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button