
Bandat e rilindjes dhe të partive simotra apo të paguar nga rilindja janë shpërndarë si grerzat në të gjithë Shqipërinë për të blerë vota.
Duke e parë situatën dëshpëruese në të cilën janë pasi shqiptarët me shumicë do të votojnë PD dhe aleatët ata nuk po lënë mjet pa përdorur që të ndryshojnë rrjedhën votës së shqiptarëve.
Pak më parë njoftuam se në fshatin Pilafe në Peshkopi janë ndaluar 2 mjete nga simpatizantët e PD.
Në vend ngjarje është edhe kandidati i opozitës Xhemal Gjunkshi dhe drejtuesi politik i PD Xhelal Mziu.
Dyshohet se personat në këto mjete po shpërndanin para për të blerë votën për PS.
Është njoftuar policia. Ndërkohë Syri ka siguruar videon nga vendngjarja.
Njoftimi:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.