KryesoreLajme
Kryesore

Blerja e votave/ Çerdhja e patronazhistëve në Tiranë – SPAK nis hetimet për Braçen dhe ‘miqtë’ e tij

Gjatë ditës së sotme është denoncuar nga opozita në kohë reale aktiviteti i zhvilluar në një zyrë të patronazhsitëve të PS. Ndërkohë që nga opozita, Belind Këlliçi i bëri thirrje policisë që të ndërhynte ata erdhën më shumë vonesë, kohë kjo që dyshohet se patronazhistët të mbrojtur edhe nga deputeti Braçe “pastruan” zyrën, por pamjet filmike tradhtojnë nëpunësit e administratës që përdornin këtë ambient si zyrë presioni apo blerjeje votash për rilindjen.

Sipas policisë, “gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem”. “Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike”
Njoftimi:

DVP Tiranë/Informacion paraprak

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit.

Blerja e votave/ Çerdhja e patronazhistëve në Tiranë - SPAK nis hetimet për Braçen dhe 'miqtë' e tij

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button