KryesoreLajme
Kryesore

Berisha u bën thirrje demokratëve: Të numërohet çdo votë me përkushtim maksimal, është detyra më e rëndësishme

Lideri i PD-së Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin e çdo vote që qytetarët kanë hedhur më 11 maj.

Ai bëri thirrje komisionerëve të votojnë çdo votë.
Pjese nga deklarata e liderit të PD-së

“Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë.

Pra, është procesi më serioz.

Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, falënderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve.

Së dyti, u bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

Unë këtë kisha qëllimin tim të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.
Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button