KryesoreLajme
Kryesore

Berisha: Toto Rina i Shqipërisë u braktis nga socialistët në shesh. Pasaporta evropiane e Ramës ka fytyrën e Taulant Ballës dhe shokëve të tij të krimit

Nga Italia, në takimin me shqiptarët në Breshia, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se PS bëri hapjen e fushatës më të shkretë që kjo forcë politike ka bërë ndonjëherë, duke theksuar se Toto Rina shqiptare, personazhin famëkeq të mafies italiane me të cilin etiketoi Ramën, e braktisën edhe vetë socialistët në shesh.

Ndërsa e cilësoi mashtrim të kryesocialistit Rama, pasaportën evropiane, slogan të cilin e përdor për të marrë një mandat të 4-ët , Berisha tha se kurrsesi nuk mund të ndodhë, sa kohë ajo pasaportë evropiane që premton, mban fytyrën e Taulant Ballës dhe shokëve të tij të krimit.

Me thirrjen që Ramës t’i japin përgjigjen që meriton më 11 maj, kryedemokrati Sali Berisha ftoi bashkë-atdhetarët në Itali që ‘të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin dhe të votojnë 1-shin’.

Të dashur miq!

Dje Toto Rino i Shqipërisë, paraqiti programin.

Ai hapi fushatën më të shkretë që ka hapur ndonjëherë ajo parti, që nga koha e Partisë së Punës, gjer sot.

Dua të falënderoj në emër tuaj, socialistët e Tiranës dhe qytetarët e Tiranës.

Të falënderoj punonjësit e administratës që e lanë atë në vetminë më të madhe.

Jeni treguar patriotë, ju garantoj se programi ynë është program për të gjithë shqiptarët.

Ai u përpoq të mbulojë dështimin me vallen e ministreshave të tij, të stolisura sikur të ishin sulltanesha të Zululandit me aksesorë e xhingla mingla nga më të kushtueshmet.

Shifni vetë.

Në të gjithë fjalën e tij, fjala qytetar nuk ekziston. Hallet e qytetarëve nuk ekzistojnë. E mbyllën programin me vallen e hajdutit duke u thënë shqiptarëve, se u kemi vjedhur dhe do tu vjedhim dhe u them unë sot, 11 maji po vjen, është fundi juaj, ligji ju pret.

Të dashur miq!

U tundi dje shqiptarëve dje dhe sot, pasaportën evropiane.

Pasaporta evropiane e Edi Ramës ka fytyrën e Taulant Ballës, ka fytyrën e tij, ka fytyrën e Erion Veliajt, fytyrën e Lefter Kokës, fytyrën e Irgys Çyrbes, ka fytyrën e Safet Bajrit, ka fytyrën e Suel Çelës, ka fytyrën e bandave, e hajdutëve më të mëdhej në Europë.

Pasaporta e tij është mashtrimi i fundit që nuk shqiptar që e beson.

Mos harroni kurrë se në këto 10 vite, 1 mln shqiptarë morën pasaportën Europiane, por vetëm duke u larguar nga Edi Rama dhe Shqipëria.

Ndaj dhe ti japim atij përgjigjen që meriton me 11 maj.

Ju bëj thirrje ju që jeni në këtë sallë, të gjithë qytetarëve shqiptarë në Itali dhe kudo që janë, të ulen të bisedojnë me çdo shqiptar që është regjistruar për të votuar, të votojnë ndryshimin, të votojnë rotacionin, të votojnë 1-shin.

Ne jemi 1-shat. (Noi siamo uno)

Është numri i diellit!

Është numri i fitimtarëve,

Është numri i atdhetarëve,

Është numri i shqiptarëve,

Është numri juaj,

Është numri i fatit të Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button