
Berisha foli në fillim të fjalës së tij për fenomenin e largimit të shqiptarëve. Berisha tha se nga viti 2007 deri në 2014 Shqipëria ka pasur rritje të popullsisë, më pas ka pasur një largim masiv.
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të përmbylljes elektorale të zgjedhjeve të 11 Majit, mitingun në Mirditë.
Berisha foli në fillim të fjalës së tij për fenomenin e largimit të shqiptarëve. Berisha tha se nga viti 2007 deri në 2014 Shqipëria ka pasur rritje të popullsisë, më pas ka pasur një largim masiv.
“E vërteta është kjo: që deri në vitin 2014, nga viti 2007 deri në vitin 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit, sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet. Se i riu dhe e reja mund të realizonin ëndrrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore. Më pas, nga 2014 deri më 2023, u larguan aq shumë shqiptarë nga Shqipëria, sikur të ishte një luftë. Sepse u “vranë” nga mungesa e pasigurisë dhe shpresës.”-tha Berisha.