KryesoreLajme

Berisha: Opozita ka mbështetje ndërkombëtare, Rama ka bandat dhe kriminelët

Gjatë fjalës së tij në Kuçovë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi mbështetjen ndërkombëtare që opozita ka marrë përmes Chris LaCivita, një strateg i njohur dhe i suksesshëm i fushatave elektorale, i cili ka drejtuar rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Berisha gjithashtu nënvizoi se fushata e PD-së ka përfshirë edhe mbështetje ligjore nga një tjetër figurë me peshë, avokatin e presidentit Trump, që është një simbol i luftës për të drejtat dhe për lirinë e qytetarëve.
Nga ana tjetër, ai i krahasoi këto forcë pozitive me mbështetjen që Edi Rama ka marrë nga figura të lidhura me krimin, përfshirë Suel Çelën dhe të tjerë, të cilët janë pjesë e një sistemi të korruptuar dhe të lidhur me grupe kriminale.

Në këtë mënyrë, Berisha e theksoi se opozita, e udhëhequr nga Chris LaCivita dhe me mbështetje nga një avokat i presidentit Trump, është e angazhuar të ofrojë një alternativë të pastër dhe të fuqishme për qytetarët shqiptarë.

Deklarata e plotë:

Por përsëri ne jemi më të fortë së kurrë, sepse fushatën tonë, e projektoi, e drejton, kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita.
I ra dotës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi.
Por miq, këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë, sepse mësoi se Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë shqiptarëve, avokatin e presidentit Donald Trump.
Imagjinoni tani miq.
Në një anë opozita me Chris LaCivitanë, në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një hajdut, një deputet që duhet të dorëzonte mandatin dhe që infektoi Shqipërinë me mallra të skaduara.
Imagjinoni pak, opozita Partia Demokratike, ju të gjithë me avokat, një vigan, avokatin e presidentit Donald Trump, kurse ai me bandat, me Suel Çelën, me Bajrat, me Hajrat, dhe me të tjerë.
I them unë këtu para jush, janë tmerruar se në mënyrë absolute do të shpallen grupe terroriste me datën 12 maj, dhe Edi Rama bashkëpunëtor kryesor i tyre. Po, po.
Kështu që edhe ato pak shpresa ju shuan, Edi Rama të ardhme nuk ka.
Fitorja është e njerëzve të lirë, e qytetarëve të lirë, e atyre që besojnë tek shpirti madhështor i shqiptarit, tek Kuçova Madhështore, Shqipëria Madhështore.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,
Fitore, fitore, fitore!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button