Lajme

Berisha: Nuk pati urdhër për pjesëmarrje në protestën për UÇK-në, akuzon Ramën për manipulim të kauzës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së që u zhvillua në Tiranë, duke sqaruar se Partia Demokratike nuk kishte dhënë asnjë urdhër për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në të.

“Së pari, në lidhje me deklaratën e Bujar Leskajt, dua të theksoj se nuk ka pasur urdhër për të marrë pjesë apo për të mos marrë pjesë në protestën e Organizatës së UÇK-së”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se personalisht mbështet kauzën e drejtë të luftëtarëve të UÇK-së. “Unë mbështes luftën e drejtë të udhëheqësve dhe luftëtarëve të UÇK-së dhe kam shprehur konsideratat e mia për këtë,” u shpreh kreu i PD-së.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të kauzës së UÇK-së dhe për refuzimin e rezolutës për gjenocidin serb, duke e cilësuar këtë qëndrim si antishqiptar. “Të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb tregon se je antishqiptar i betuar, një argat mjeran i nacionalizmit serb,” theksoi ai.

Në përfundim, Berisha tha se gjenocidi ndaj shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm përgjatë historisë. “Shqiptarët kanë përjetuar dhunë barbare nga serbët. Trocky shkruante se Vardari ishte mbushur plot me trupa shqiptarësh pas betejës së Kumanovës. Gjenocidi ndaj shqiptarëve është kryer gjatë gjithë kohës, deri tek ato moderne,” përfundoi Berisha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button