Kosova
Kryesore

Mund të pezullohet mandati i Kurtit për Qeverinë e re, nëse Gjykata Kushtetuese gjen shkelje në zgjedhjen e nënkryetarit serb

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka paralajmëruar se mandati i kryeministrit Albin Kurti për formimin e Qeverisë së tretë mund të pezullohet përkohësisht, nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim kundër zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, tha për RTV21 se kjo situatë do të ndodhte vetëm nëse Kushtetuesja vlerëson se zgjedhja e Rashiqit nuk është kushtetuese.

“Nëse do të ketë një masë të përkohshme ndaj vendimit të Kuvendit për votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb, atëherë do të kemi pezullim të dekretit të presidentes Osmani për mandatarin e Qeverisë Kurti 3. Kjo pezullohet deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj procedura kthehet në pikën zero duke e mandatuar sërish Kurtin për kryeministër. Pra, vetëm në rastin kur konsiderohet se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar ka qenë jo kushtetuese”, tha Jakaj.

Ky zhvillim mund të ndikojë në kohëzgjatjen dhe stabilitetin e procesit të formimit të Qeverisë së re, duke e vënë institucionin e Presidencës dhe Kuvendit në një situatë të pasigurtë ligjore deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button