KryesoreLajme
Kryesore

Berisha nga Kongresi i PPE: Mbështetja për PD-në, dëshmi se Europa beson te opozita për integrimin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar foto nga takimet e tij në Kongresin e PPE-së me drejtues të shteteve të ndryshme, duke e vlerësuar atmosferën dhe mikpritjen, si mbresëlënëse.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘mbështetja e pakursyer për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit dhe rotacionin, janë shenjë se Europa sheh te opozita forcat që do ta integrojnë Shqipërinë’.
Takimet, atmosfera, mikpritja në Kongresin e PPE në Valencia ishin mbresëlënëse! Mbështetja e pakursyer për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit dhe rotacionin, janë shenjë se Europa sheh te opozita forcat që do ta integrojnë Shqipërinë, duke lënë pas narkoshtetin e Edi Ramës’, shkruan Berisha.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button