KryesoreLajme
Kryesore

Berisha nga Fieri: Do ta kthejmë Shqipërinë në vendin e ëndrrave për të rinjtë

Gjatë takimit përmbyllës në Fier, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se zgjedhjet e ardhshme janë një moment vendimtar për fatin e vendit dhe për rikthimin e shpresës tek çdo qytetar shqiptar.

Ai theksoi se qëllimi i Partisë Demokratike është të garantojë zhvillimin ekonomik, mbështetjen për biznesin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke përfshirë masa konkrete për uljen e tarifave, lehtësira fiskale për bizneset e vogla dhe të mëdha, si dhe kredi të buta për start up-et.
Berisha u shpreh se programi i PD-së është i ndërtuar për të bashkuar shqiptarët përmes punës, mirëqenies dhe dinjitetit njerëzor.

Ai u ndal edhe te mbështetja për fermerët dhe rinia shqiptare, duke premtuar subvencione të shtuara për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, si dhe politika konkrete për të ndalur largimin masiv të të rinjve nga vendi.

Fjala e tij:

Miqtë e mi, 8 ditë kanë mbetur, ndaj dhe ne, të trokasim tek çdo qytetar, tek çdo biznesmen i Fierit. Të garantojmë atë, se pavarësisht nga bindjet e tij, ne kemi vetëm një qëllim: suksesin e biznesit të tij. Kemi një qëllim: zgjerimin e biznesit të tij, punësimin e të tjerëve në biznes.

Në këtë kontekst, bizneset e vogla, 100 ditët e para do të paguajnë energjinë, pas 100 vitëve vetëm 6 lekë kilovati. Hapësira publike 5 herë më lirë. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë, kurrë, taksa dhe tarifa më shumë se 1% të xhiros. Do ketë kredi të buta për start up-e dhe biznese të vogla. Bizneset e mëdha, do kenë një aleat të vërtetë tek qeveria e ardhshme. Tatim-fitimi më i ulëti në Europë. TVSH-ja, 15%.

Po kështu, le t’i them këtij dhëndrit, se nuk më tregoi: e kishte në qytetat apo në fshat krushqinë? Në rast se, jeni fermerë, qeveria e ardhshme për çdo fermer të Fierit, Lushnjës, Shqipërisë, do të japë 5 heër më shumë subvencione. Për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njesi prodhimi.

Nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse ju barazojmë me fermerët e vendeve përreth.

Ja pra, se ky program është programi më bashkues i shqiptarëve. I bashkon ata në dinjitetin njerëzor, i bashkon ata në punësimin, i bashkon ata në mirëqënien, në i bashkon ata në kujdesin shëndetësor, i bashkon ata në shkollimin e fëmijëve të tyre. I bashkon ata, në një qëllim tjetër madhor, sublim. Rikthimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në moshën e rinisë së tyre.

Kombi ka humbur rininë, kombi ka humbur moshën e rinisë. 600 mijë të rinj u larguan në 10 vite.

Mos harroni! Çfarëdo që të jeni, demokratë, socialistë, të paparti, mos harroni se, sot ne takohemi njëri me tjetrin duke qenë kombi me lindëshmërinë më të ulët në botë, për shkak të emigracionit.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se, duhet të bëjmë çdo gjë për t’i rikthyer të ardhmen këtij vendi, për të rikthyer rininë.

Qyetarë dhe qytetare të Fierit, atdhetarë, patriotë, me këtë program, ne do kthejmë qindra e mijëra shqiptarë që morën rrugët e dheut këto 10 vite. 5 vite pa asnjë qindarkë taksa. Kredi të buta për strehimin e tyre, për biznesin e tyre.

Shqipëria ka nevojë për ëndrrën e tyre. Ëndrra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë.

Këta të rinj, i garantoj se, shkollat e tyre do modernizohen. Se, buxheti për arsimin do të dyfishohet. Se, nuk do të ketë pengesë për universitet për mesatare dhe për asgjë tjetër. Dhe se pas përfundimit, do paguhen sigurimet shoqërore, tek çdo punëmarrës që punëson të rinjtë.

Do financohen me grante dhe kredi start up-et e tyre. Dhe një çati, shteti do ua garantojë çifteve të reja, me një grant 30 mijë euro. Po, po.

Të mos harrojmë se, kombit i kemi borxh rininë. Ndaj dhe, asgjë në botë nuk do mund të na pengojë pa kthyer kombin shqiptar në moshën e rinisë së tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button