
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal të rëndë në lidhje me blerjen e votave nga deputeti Vullnet Sinaj në Bashkinë e Selenicës dhe në lumin e Vlorës.
Në një postim të bërë në Facebook, Berisha ka shpërndarë një informacion të detajuar dhe të fshehtë që është dërguar nga një qytetar digjital, ku thuhet se Sinaj, me ndihmën e një “armate” të kamufluar, ka përgatitur listat dhe zarfat për shpërndarjen e votave në këto zona.
Ky veprim është raportuar të ketë përfshirë figura të ndryshme nga politika dhe biznesi, duke përfshirë edhe familjarë të kryebashkiakëve dhe menaxherë të bizneseve lokale, që po ushtrojnë presion për të manipuluar rezultatin zgjedhor.
Postimi i plotë:
Krimineli Vullnet Sinaj blen vota!
Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar.
[📩] Lexoni denoncimin e qytetarit digital!
I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores. Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj. Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa. Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

