Lajme

Berisha: Chris LaCivita është kundërshtar i politizimit të drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur konferencën për media të së hënës në selinë blu, ku është pyetur nga gazetari Osman Stafa për ndryshimin e toneve të partisë ndaj drejtësisë dhe nëse kjo ka ardhur si këshillë nga këshilltari i fushatës, Chris LaCivita.

Berisha ka theksuar se LaCivita, strategu i fushatës së ish-presidentit Donald Trump, është një kundërshtar i vendosur dhe i palëkundur i politizimit të drejtësisë. Ai ka shtuar se LaCivita ka të qartë se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë dy nga vendet ku drejtësia është politizuar, duke theksuar rëndësinë e një sistemi të pavarur dhe të drejtë.

Për Berishën, ky qëndrim i LaCivita është një mbështetje e fuqishme për një drejtësi të pacenueshme nga politika.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button