Bota

Belgjikë: Zbulohet rrjet i trafikut të drogës, çmontohen tre plantacione me 1700 bimë marijuane në Liège dhe Sprimont

Zyra e prokurorit publik të Lièges ka njoftuar këtë të premte se rreth 1700 bimë marijuane janë zbuluar dhe sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në rajonet e Liège dhe Sprimont.

Operacioni u zhvillua të enjten, ku hetuesit nga zona e policisë lokale Secova kryen pesë kontrolle në kuadër të një rasti të nisur në fund të vitit 2024. Gjatë aksionit, u çmontuan tre plantacione aktive të kultivimit të marijuanës.

Pesë persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në lidhje me aktivitetin kriminal. Krahas bimëve, autoritetet sekuestruan gjithashtu tre automjete, rreth 5000 euro para të gatshme, një sasi lënde narkotike dhe materiale të përdorura për paketimin e drogës.

Zyra e prokurorit të Lièges bëri të ditur se hetimet janë ende në vazhdim për të zbuluar të gjithë rrjetin dhe përgjegjësit e tjerë të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button