
Një moment pikant nga konferenca mes kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, (lideri i vendit që do presë Samitin e ardhshëm dhe vendi që e priti), ndodhi teksa kryesocialisti po i përgjigjej pyetjes mbi zgjedhjet e 11 majit dhe integrimin e Shqipërisë.
Ai gjeti një hapësirë mendimi për të bërë batutën e radhës, duke shtuar mes fjalës se “ne jemi shumë socialistë”, duke nënkuptuar edhe homologen daneze.
Zyrtarja e lartë e priti me një pauzë dhe buzëqeshje duke vështruar Ramën, para se të përgjigjej, duke i thënë se “unë nuk jam socialiste, jam socialdemokrate”.
Dialogu mes dy kryeministrave:
Rama- …Ne nuk duhet ta humbasim vështrimin nga Europa. Ky është mendimi im, por nuk ka shumë kontraditë këtu. Por edhe siç e tha Mette ne jemi shumë socialistë. A nuk jemi socialistët më të mirë përveçse fitojmë zgjedhjet, por ky është këndvështrimi im.
Frederiksen- Unë nuk jam socialiste, por gjithsesi…
Rama- Pse nuk je socialiste…?
Frederiksen- Jo, unë jam socialdemokrate, por çfarë do të thotë kjo?!
Rama- (pas një pauze)… Ja e shihni!