KryesoreLajme
Kryesore

Bardhi ngre alarmin për mbylljen e mbi 30 shkollave në Fier: “Arsimi, prioritet kombëtar për PD

Drejtuesi politik për Partinë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur shqetësimin për situatën alarmante të arsimit në qarkun e Fierit, ku sipas tij janë mbyllur mbi 30 shkolla gjatë 12 viteve të fundit.

Gazment Bardhi në Fier: Mbi 30 shkolla të mbyllura në 12 vite, PD ofron zgjidhje për arsimin

Gjatë një takimi me mësues në Fier, së bashku me kandidatin Luan Baçi dhe kandidaten Suzana Numani, Bardhi theksoi se emigrimi masiv ka ndikuar negativisht jo vetëm në largimin e nxënësve, por edhe të mësuesve nga sistemi. Ai prezantoi tek mësuesit programin e PD për arsimin, të cilin e konsideroi çelësin për zhvillimin e vendit. “Arsimi është alfa dhe omega e çdo shoqërie që përparon”, tha Bardhi, duke theksuar se PD ka vullnetin dhe njerëzit e duhur për ta rikthyer sistemin arsimor në prioritet kombëtar.

Image

Postimi i plotë në FB: 
[📚] Gjithçka për arsimin [🇦🇱] [🏫] Një nga shqetësimet e para që kam ngritur për qërkun e Fierit është mbyllja e mbi 30 shkollave në 12 vjet. Emigrimi masiv ka sjellë përkeqësimin e sistemit jo vetëm me largimin e nxënësve, por edhe të mësuesve. Në një bisedë shumë inkurajuese, bashkë me Luanin dhe kandidaten tonë Suzana Numani, i ndamë këto shqetësime në një takim me mësues në Fier.
[🔑] Programi për Arsimin i PD është çelësi për të ardhmen e vendit. Nuk mund të ketë një vend të zhvilluar pa arsim të zhvilluar. Programi ynë përmirëson kushtet e punës për mësuesit, rrit pagat dhe ofron shkolla me standarde të larta mësimdhënie për nxënësit.
[🎓] [🗳️] Ne kemi dëshirën, kemi njerëzit, kemi vullnetin për të ngritur lart sistemin tonë arsimor. Ai është alfa dhe omega e çdo shoqërie që përparon! [✅] [1️⃣] [🇦🇱]

Image

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button