Lajme
Banesa përfshihet nga flakët në Malësi të Madhe, dyshohet shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Makaj” të Malësisë së Madhe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe sipas informacioneve paraprake, shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në shpërthimin e flakëve dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.