Kosova

Avokati i Thaçit: Koha të zbulohet e vërteta e Kosovës së vitit 1999

Pak para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të dëshmojë ish-diplomati amerikan James Rubin, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka deklaruar se Thaçi është mirënjohës për mbështetjen që po merr gjatë këtij procesi.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, sepse do të na jepet një shans për t’u kthyer në realitet dhe për të treguar të vërtetën e asaj që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë një fillim i ri ku do të shfaqen prova të reja që tregojnë se presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha Prosper për Klan.

Ai theksoi se ekipi mbrojtës është i bindur në suksesin e tyre:
“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm,” u shpreh ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button