KryesoreLajme
Kryesore

Aulon Kalaja denoncon përmbytjet dhe braktisjen e zonave të Krujës: ‘Nikla pa shkolla, Bubqi i përmbytur 16 herë në 2 vite

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ka denoncuar, gjendjen e rëndë të infrastrukturës dhe përmbytjet e përsëritura në zonën e Bubqit dhe Fushë-Krujës.

Ai ka ngritur shqetësimin edhe për mungesën e investimeve, rrugët e dëmtuara, mungesën e shkollave në Nikël dhe neglizhencën ndaj qytetarëve të Krujës, duke theksuar se banorët ndihen të braktisur nga shteti.
Aulon Kalaja: Sot jam zgjuar që në mëngjes, sepse më ka rënë telefoni ku më është thënë që Bubqi është përmbytur. Është përmbytur 16 herë brenda 2 viteve. Keni parasysh që rruga e unazës që lidh pjesën veriore të Fushë-Krujës, ishte totalisht me baltë, me llucë dhe këta i kanë hedhur gropave edhe disa lopata granil dhe është bërë akoma më keq. Po ashtu edhe rruga që të çon tek pjesa që të lidh me Tiranën, gjithashtu është një zonë e rrënuar për nga ana e infrastrukturës.

Kruja po ashtu është një nga vendet më historike. Kruja e legjendarit Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka rrugë. Rruga është kthyer në një burim aksidentesh. Jo vetëm e pashtruar por rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Në orën 5 pasdite, atje nuk ka as fëmijë e as pleq, ndërkohë nuk u jepen banorëve çelësat e shtëpive nga tërmeti.

Krutanët kanë dy vite që bonusin e qirasë e paguajnë me paratë e tyre. Nga ana tjetër, Nikla me 11 mijë banorë nuk ka sot as shkollë 9-vjeçare e as shkollë të mesme. Sikur e kanë marrë personale me këtë vend, sepse thonë që janë duart e krimit aty. Por, si mund të jenë duart e krimit aty kur nuk ka as shkollë të mesme e as nëntë vjeçare. Është një nga zonat më fantastike të Shqipërisë, sepse i paguan taksat shtetit shqiptarë. Kanë mobilieri. Gjej një rrugë tjetër ti që ka aq shumë mobilieri sa Nikla. Pra, në përfaqësinë e Krujës, një vend që sipas censusit është shpopulluar me 48%.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button