KryesoreLajme

Artan Hoxha zbulon skandalin: SPAK fshehu akuzën për Kryebashkiakun e Shkodrës para zgjedhjeve

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një skandal të madh ku është i përfshirë prokuroria speciale e SPAK.

Hoxha u shpreh se, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën akuzë nga SPAK që para zgjedhjeve, por SPAK e ka fshehur këtë lajm.
E siç duket, SPAK në këtë mënyrë ka vendosur që ti bëjë një tjetër nder Edi Ramës, duke i fshehur lajmin e akuzës së Benet Becit.

‘Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza dhe nuk e di pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e kanë bërë publike SPAK, për kryebashkiakun e Shkodrës. Nuk është bërë publike, ne pamë atje vetëm kryeministrin që i tha atij të Vaut të Dejës: Kristian mos luaj me dy porta.

Unë di që i është komunikuar akuzë para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike, pse? E dinë ata. Ne pamë vetëm atë të Vaut të Dejës, që është propozim i PSD, por i votuar nga socialistët, kur i tha; Kristian mos luaj me dy porta, dhe i vajti SPAK te dera shtëpisë.

Çfarë pamë ne nga e gjithë kjo histori, nga e gjithë kjo Task Force, të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim, atë të duhurin, sipas motos së tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button