KryesoreLajme

ARRSH bën ndërtime pa leje në Shkodër/ Bashkia e këtij qyteti hesht përballë shqetësimit të qytetarëve

Punimet për rrugën në lagjen e Bahçallëkut, në hyrje të Shkodrës janë kthyer në shqetësimin kryesor për banorët e kësaj zone. Në këtë territor, në hyrje tëqytetit,aktualisht është duke u zgjeruar segmenti rrugor “Ura e Bahçallëkut- Harku i Bërdicës. Diçka për t’u vlerësuar, që do t’i japë frymëmarrje rrugës së vetme që e lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit. Por, sa është konsultuar ky projekt me komunitetin e atjeshëm?

“Ne kemi bizneset rreth e rrotull rrugës, banojmë këtu. Jemi interesuar në lidhje me projektin, në lidhje me shpronësimet. Kush do të preket nga pronarët, nuk kemi asnjë informacion. As në fazën e parë të projektimit, as në fazën e zbatimit, nuk është paraqitur askush. Momentalisht kemi mundësi që të operojmënë krahun tjetër të rrugës. Kemi komunikim, sepse zona është e tillë, është e lidhur në dy krahët. Në njërin krah janë të gjitha shërbimet që ofrohen, shkolla, xhamia, lokalet janë dyqanet, marketet. Ndërsa krahu tjetër janë qytetarët, shtëpitë dhe frekuentohet disa herë, si nga fëmijët që shkojnë në shkollë, si nga pleqtë që shkojnë për të blerë bukën, te marketi. Me ça kemi arrit me pa, kjo rrugë do bëhet me një ndarje mes, që është i fundit i lagjes, sepse do të shmanget komunikimi i dy anëve të lagjes, do të bëhet me katër korsi, do të rritet shpejtësia, do të shtohen aksidentet.”
Këto që prezantuam ishin vetëm një pjesë e problematikave dhe shqetësimeve tëbanorëve të zonës dhe bizneseve, por ajo që duhet theksuar ështëse ARRSH, porositësi i këtyre punimeve nuk ka aplikuar për lëjë në KKTU. Pra, shkurt dhe qartë, ky institucionështë duke kryer punime të paligjshme.

Bashkia e Shkodrës, mund të kërkojë të lajë duart nga kjo paligjshmëri, me pretekstin që punimet po kryhen nga ARRSH, por ajo është institucioni përgjegjës për territorin e saj.

Në përballjen me Piranjat, drejtori i Urbanistikës se Bashkisë Shkodër, Robert Piro, tha se nuk ka dijeni që po kryhen punime pa leje, gje që u mbeshtet edhe nga nënkryetari i Bashkisë, Alban Preka. Ndërsa drejtori i IMT-së mbylli telefonin pa dhënë asnjë sqarim se përse nuk i bllokon këto punime pa leje.

Por ka edhe një institucion tjetër përgjegjës tëkësaj paligjshmërie. I fundit për nga radha, por më i rëndësishmi, Autoriteti Rrugor Shqiptar. Pyetur nga Piranjat, drejtori i këtij institucioni, Gentian Gjyli deklaroi se përgjigjen do ta japë vetëm me shkrim, ndërkohë që punimet në ndërtimin e paligjshëm të Bahcallekut vazhdojnë me intensitet.

Le të shpresojmë që autoritetet ta rishikojnë urgjent këtë projekt të paligjshëmn.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button