Kosova
Kryesore

Arrestohet një person për dyshime lidhur me ngjarje të periudhës së luftës në Kosovë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar sot personin me inicialet R.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”.

Prokuroria Speciale njofton se veprimet e ndalimit lidhen me krime të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë. “Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë të përkushtuar për hetimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në vepra të tilla, duke siguruar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button