Kosova

Arrestohet në Podujevë një person i dyshuar për vjedhje në market

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market të qytetit.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit, rreth orës 08:40, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar menjëherë pas incidentit.

Pas intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button