Lajme

Arrestohet në Itali një shqiptar me 10 kilogramë kokainë – Droga kap vlerën mbi 2 milionë euro

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Mignano Monte Lungo të Italisë, pasi u kap duke transportuar rreth 10 kilogramë kokainë. Ngjarja ndodhi kur Policia e Autostradës në Cassino ndaloi një automjet tip “Fiat Panda”, pasi drejtuesi i tij tentoi të shmangte kontrollin duke bërë lëvizje të dyshimta dhe u përpoq të futej në kolonën e mjeteve të rënda.

Dyshimet e policisë u shtuan nga nervozizmi i shoferit dhe disa parregullsi në mbulesat plastike të dyerve të makinës. Gjatë një kontrolli të imtësishëm, oficerët zbuluan në brendësi të panelëve të dyerve 10 pako me kokainë, me peshë totale rreth 10 kilogramë.

Shoferi u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e Cassinos. Gjykata caktoi masën e paraburgimit si masë sigurie për të, ndërsa hetimet paraprake treguan se nga kjo sasi lënde narkotike mund të përgatiteshin mbi 53,000 doza për shitje. Vlera e përgjithshme e drogës në treg vlerësohet nga 1.6 deri në 2.1 milionë euro.

Autoritetet italiane e konsideruan këtë një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut të drogës. Policia e Cassinos u vlerësua për profesionalizmin dhe efikasitetin e treguar gjatë këtij operacioni.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button