KosovaKryesore

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e arit në vlerë prej 1 milion euro në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e arit në vlerë prej 1 milion euro. Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar edhe një diamant si dhe armë pa leje.

“Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMË X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar.”

Komunikata e plotë:

Ndalohet një person në Prishtinë për vjedhje të rëndë, sekuestrohen ari dhe pasuri

Prishtinë, 30 mars 2026- Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, në kuadër të hetimeve intensive, ka ndaluar një (1) person me inicialet XH.V., për një periudhë prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve fillestare, në argjendarinë ‘’G…..’’, janë vjedhur rreth 9 kilogramë ari, në vlerë prej 1.000.000 (një milionë) euro.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një (1) armë pa leje, si dhe një (1) diamant, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Po ashtu, ndaj pasurisë së të pandehurit, përkatësisht një veturë të tipit BMË X6 dhe një banesë në lagjen Tophane, në vlerë rreth 110.000 euro, do të lëshohet urdhër i përkohshëm ndalimi, si dhe do të parashtrohen kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar lidhur me pasurinë e sekuestruar.

Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button