Kosova

Arrestohet Fatmir Sheholli nën dyshimet për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Fatmir Shehollit, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, në bazë të nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar të enjten në rajonin e Prishtinës, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me asistencë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale, i dyshuari F.SH. është arrestuar për veprën penale ‘Spiunazh’. Me aktvendim të Prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në vendbanimin e tij për sigurimin e provave të tjera materiale”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Publiku do të njoftohet me kohë për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button