Lajme

Arrestohet 35-vjeçari në Laç: Kanosi qytetarë dhe kundërshtoi policinë

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 35-vjeçar me dy identitete, i cili ishte shpallur në kërkim pas një incidenti të ndodhur më 4 prill në qytetin e Laçit.

I arrestuari është identifikuar si Aleks Dalipi, i njohur edhe me emrin Fation Lika. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai dyshohet se ka kanosur disa shtetas për motive të dobëta dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë ndërhyrjes së tyre për neutralizimin e situatës.

Pas ngjarjes, Dalipi ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte shpallur në kërkim. Arrestimi i tij është bërë i mundur në kuadër të hetimeve të vazhdueshme të policisë së Kurbinit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ku 35-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button