KryesoreLajme

Arion Sulo: Berisha përsërit retorikën e humbjes, por nuk do të largohet nga drejtimi i PD-së

Analisti Arion Sulo, i ftuar ditën e sotme në Report Tv tha se Berisha përdor të njëjtën retorikë, pasi humbet zgjedhjet që deklaron se nuk i njeh ato. Për analistin edhe pse Berisha humbi në këto zgjedhje, nuk do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Kreu i PD Sali Berisha dekalroi se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pas humbjes së thellë në këto zgjedhje.

Lidhur me këtë deklaratë analisti Arion Sulo, i ftuar ditën e sotme në Report Tv tha kjo është e njëjta retorikë që përdor Berisha pasi humbet zgjedhjet.

‘Ishte e qartë kjo gjë. Berisha erdhi në 2021 me idenë e mosbojkotimit duke ja lënë barrën Bashës. Ai tha s’ka zgjedhje me Ramën dhe pastaj hyn në zgjedhje dhe ky është komunikimi i gabuar. Berisha vjen nga 2013 që iku dhe u rikthye për non gratën. Që nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra, ka rënie besimi tek PD. Pse e dinim ne që këto zgjedhje do ti fitonte PD’, tha ai.
Për analistin edhe pse Berisha humbi në këto zgjedhje, nuk do të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.

‘Berisha se nuk do të iki, duke kërkuar përgatitjen e një dosje dhe kjo do ta zvarris çështjen. Opozita është futur tani në rrethin vicioz dhe nuk do të ndodh ndonjë gjë, ajo që duhet që të ndodhte është e tejkaluar. Unë pres për herë të parë se ndërkombëtarët dhe SHBA do të mund të zgjedhin diçka, sepse raporti i OSBE- Odhir ishte me nota kritike’, tha ai.

Lidhur me epërsinë e PS ndaj partive të tjera, e cila deri më tani ka marr 82 mandate, ai tha se kjo pritej.

‘Rama ka thënë që PD do të marr rezultatin më të dobët se në ’97. Ai nuk flet asnjëherë kot kur për zgjedhjet janë bërë edhe llogari. Ai ka në dorë edhe ndryshimin e ligjit për reformën në drejtësi me këto vota’, tha ai.

Një koment e pati edhe për listën e PD për të cilën tha se ajo listë i humbi shumë pikë partisë.

‘Partitë e vogla nga PD dolën, PS është para me 52 për qind edhe sikur ata të ishin në një list, edhe sikur të ishin të gjithë bashkë me Berishën, ai i ka mundur të gjithë bashkë. Lista e PD nuk ishte një listë e mirë, një list besimi dhe një list shpresë dhe i ka humbur shumë pikë PD’, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button