Bota

Ari arrin nivel rekord historik – kalon për herë të parë 100 mijë franga për kilogram

Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë pragun historik prej 100 mijë frangash për kilogram në tregjet ndërkombëtare. Rritja e paprecedentë lidhet me pasiguritë ekonomike dhe politike globale, që kanë shtyrë investitorët drejt këtij metali të çmuar si formë sigurie.

Në Zvicër, një nga qendrat më të mëdha botërore për tregtimin dhe përpunimin e arit, ky zhvillim ka rëndësi të veçantë për kompanitë e sektorit. Por ndërkohë, konsumatorët pritet të përballen me çmime më të larta për bizhuteri dhe produkte të tjera të punuara me ar.

Sipas ekspertëve, rritja aktuale mund të jetë e përkohshme, por për momentin ari mbetet një nga asetet më të sigurta të investimit, shkruan SRF, duke cituar albinfo.ch.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button